Loading...

Bledi Çuçi ‘largohet’ si Ministër i Brendshëm, ja kush e zëvendëson

Besfort Lamallari ka marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme deri në datën 30 prill, bazuar kjo në një urdhër të ministrit të Brendshëm; Bledi Çuçi.

Urdhëri përcakton si periudhë kohore 25 mars-30 prill, kohë kur Ministria e Brendshme, do të drejtohet nga zv.ministri Llamallari. Duket se ky urdhër ka lidhje me fushatën zgjedhore, ndërsa Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

Llamallari më parë është komanduar edhe si prefekt i Shkodrës, ndërsa është përfshirë jo pak herë në përpl asje dhe ak uza me opozitën, madje duke e cilësuar këtë të fundit edhe si ta lebane, një epitet që askush më parë, nuk e kishte përdorur, shkruan boldnews.

Duket se kjo është arsyeja që Çuçi i ka kaluar kompetencat e drejtimit të Ministrisë së Brendshme të zellshmit Lamallari, i cili bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, edhe ky i fundit një emvr i kontestuar, do të kujdesen për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Dhe nisur nga politizimi i dy emrave që drejtojnë strukturën më të rëndësishme të procesit zgjedhor, në aspetin e mbarëvajtjes dhe sigurisë, mund të ngrihen shumë pikëpyetje. /NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com