Rob Pomfret ka qenë tifozi i vetëm anglez që ka udhëtuar Tiranës, për ndeshjen Shqipëria-Angli 0-2, duke thyer rregullat e shtetit britanik, që ndalon udhëtimet për qëllime turizmi jashtë Anglisë.
Pomfret zbuloi në rrjetin social “Twitter”, se kishte udhëtuar nga Anglia me avion drejt Maqedonisë së Veriut, e pas kishte bërë 8 orë rrugë me autobus drejt Tiranës, për të qenë në kryeqytetin shqiptar në ditën e ndeshjes.
Në bazë të rregullave në shtetin anglez, tifozi duhej të gjo bitej me 5 mijë paund për këtë shkelje, ndaj Pomfret, nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë me dije se kishte qenë duke udhëtuar në Ballkan që para se të hynte në fuqi rregullorja për gjo bat e miratuar nga qeveria angleze.
Ndaj sipas tij, nuk rre zikonte të merrte një gj obë kaq të rëndë për shkak të dashurisë që kishte për “Tre luanët”.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Twitter” foto nga sheshi i stadiumit “Air Albania”, si dhe duke konsumuar birra në rrugët e Tiranës, duke u bërë kështu tifozi i vetëm i Anglisë, që mundi të vizitonte Shqipërinë, për sfidën me “3 luanët”.