Një shpjegim mbi ma llkimet është dhënë së fundmi nga teologu i njohur Miron Cako.
Në një intervistë televizive, Cako ka treguar për ma llkimet që janë rëndomë në zhargonin përditshëm.
“Problemi është se ma llkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë.
Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mo rtje.
Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të kë qija. Kur themi një ma llkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.
Gjithashtu, teologu tha se prindërit nuk duhet t’i ma llkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit. Dhe ai njeri që ma llkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia p las buzën një prindi, jo vetëm kur të ma llkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim. Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim, Për të Krishterët ma llkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe Kisha ka të drejtën nga perëndia të clirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin”, tha ai.