Loading...

Rama viziton familjen e Arjan Salës i shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’

32-vjeçari Arjan Sala sapo është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Vendimi i dekorimit të tij është marrë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Kryeministri Edi Rama, vizitoi këtë paradite familjen e të riut në Tiranë, që hu mbi jetën në një magazinë në përpjekje për të shuar fl akët, që rre zikonin jetën e personave të tjerë. Titulli “Dëshmor i Atdheut” do ti dorëzohet familjes së të riut.

Propozimi që Sala të shpallej “Dëshmor i Atdheut” u bë nga kompania e sigurisë ku ai ishte i punësuar. Veprimi i të riut, që u fut në magazinë për të shp ëtuar të tjerët, por që fatk eqësisht nuk i mbijetoi fl akëve, u përshëndet dhe vlerësua nga mijëra qytetarë dhe drejtues të lartë të shtetit.

Si ndodhi ngjarja

Me Arjan Salën pasditën e të mërkurës kur ka shpërthyer zjarri në magazinë tek kthesa e Kamzës, ndodheshin edhe dy kolegë të tij si dhe djali i pronarit të biznesit.

Nga he timet ka rezultuar që 3 të tjerët kanë bërë përpjekje për t’u futur në magazinë, por kanë kthyer pas në momentin kur janë ndjerë keq nga t ymi dhe fl akët, ndërsa Arjani ka përparuar më në thellësi me një bombul që përdoret për shuarjen e fl akëve në duar.

Mjeti në fjalë i është gjetur pranë trupit të pajetë në momentin kur është zbuluar pas pothuajse 3 ditë kërkimesh. Personat që kanë qenë me Salën atë ditë përfshirë edhe djalin e pronarit të qendrës tregtare, janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë dhënë edhe dëshmitë e tyre për ngjarjen, ndërsa kanë treguar se më përhapjen ma sive të fl akëve janë kthyer pas duke hu mbur nga sytë 33-vjeçarin.

Përpara se Sala të bllokohej në magazinë duke pësuar fillimisht asfiksi dhe më pas hu mbur jetën, ka asistuar ne avakuimin nga kati nëntokë i godinës i të paktën 7 personave që ndodheshin aty./ NOA.al