Mbërrijnë në Kosovë 24 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.
Aktualisht në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga avioni bartës i kontigjentit të parë të vaksinave kanë zbritur dy pako të mëdha që përmbajnë 24 mije doza.
Pranimi i vaksinave nga COVAX do të përcillet me ceremoni të organizuar.
Këto 24 mijë doza të vaksinës janë të prodhuesit AstraZeneca.
Gjatë pritjes në aeroport, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha:
“Vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kemi 87.981 të infektuar e 1.840 të vd ekur. Në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vd ekje në ditë dhe një trend në rritje”, theksoi Kurti.
“Kemi humbur 16 mjekë e tetë infermierë. Për një vend me 1.8 milionë banorë shifrat e tilla i ngjajnë një kohe lu fte, prandaj edhe masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që duhet ta ulin numrin e infektimeve të reja dhe të shmangin vd ekjet si pasojë e Covid-19”
Këto vaksina janë donacion për Kosovën dhe të parat që vijnë pasi Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka siguruar asnjë vaksinë.