Loading...

Tifozët Kuq e Zi surprizojnë djemtë e kombëtares, skuadrën e zemrës (foto)

Shqipëria do të presë pasdite në orën 18:00 Anglinë, në një ndeshje luksi për eleminatoret e kampionatit botëror, Katar 2022.

Edhe pse u bënë përpjekje që ky takim të zhvillohej me praninë e tifozëve në stadium, diçka e tillë nuk ndodhi.

Por tifozët Kuq e Zi kanë menduar që të bëjnë një surprizë për djemtë e kombëtares.

Ata kanë vendosur një banderolë në stadiumin kombëtar, në të cilën shkruhet “Sytë dhe zemrën te ju”.

Anglia është një ndër ekipet më të mira në historinë e futbollit, vend në të cilin ky i fundit u luajt për herë të parë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com