[sgmb id=”1″]
Janë arrestuar 2 zyrtarë të Bashkisë Përrenjas nga policia, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.Të ndaluarit janë Oltion Leka, 28 vjeç banues në fshatin Stravaj, me detyrë Inspektor Pyjor dhe Leonard Loshi, 40 vjeç banues në Qukës, me detyrë Përgjegjës i Shërbimit Pyjor. Të dy janë punonjës të Bashkisë Prrenjas.Gjithashtu, policia ka nisur procedimin penal ndaj 2 shtetasve me iniciale R.K., 56 vjeç dhe S.K., 48 vjeç. Këta shtetas akuzohen për “prerje të paligjshme të pyjeve”.Lajmi është bërë publik nga drejtori i krimeve në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari. Gjatë një deklarate për mediat Shtëmbari tha se në vendin e quajtur “kthesa e Shënepremtes”, njësia Stravaj në Prrenjas, policia ka sekuestruar një kamion ngarkuar me 20 metër kub lëndë drusore.Lënda ishte prerë në mënyrë të paligjshme si dhe ishte ngarkuar pa faturë shoqërimi.Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se inspektori i pyjeve pranë bashkisë Prrenjas, shtetasi Oltion Leka, dyshohet të mos ketë ushtruar kontroll në ngastrat ku priteshin pemët.Policia dyshon se ky shtetas nuk ka marrë masa për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve në zonën që mbulon.Shtetasi Oltion Leka dyshohet se ka favorizuar një subjekt privat të licensuar nga bashkia që të presë dru jashtë zonës së lejuar, duke shkaktuar dëm ekonomik.Ndërkohë, shtetasi Leonard Loshi, zyrtar përgjegjës pranë bashkisë, dyshohet se nuk ka kontrolluar inspektorin në varësi të tij.Në përfundim të hetimeve këta dy shtetas u arrestuan nga policia.Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Nga ana tjetër procedimi penal ndaj shtetasve me iniciale R.K. dhe S.K., përkatësisht nga Durrësi dhe nga Qukësi i Prrenjasit, ka nisur për shkak se dyshohen për “Prerje të paligjshme të pyjeve”. 56 vjeçari R.K. ishte drejtuesi i mjetit të sekuestruar, ndërsa 48 vjeçari S.K. përfaqësues i subjektit për të cilin pritej lënda drusore.