Loading...

Kryeministri Edi Rama ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv/ E moshuara,Ramës : ‘E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur’

Kryeministri Edi Rama po ndjek nga afër procesin e vaksinimit masiv që ka nisur sot në kryeqytet.

Të pranishëm ishin edhe ministrat Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Një qytetare e cila sapo ishte vaksinuar këmbënguli të takohej me kryeministrin.

Ajo tha se nuk ikte në shtëpi pa i thënë dy fjalë Ramës.

“E bëra vaksinën, por nuk iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, në momentin e duhur në vendin e duhur Shqipërisë ju gjet njeriu i duhur!”, – i tha ajo kreu të qeverisë.

Por Kryeministri Edi Rama duket se lëvdatat e kanë vënë në siklet.

“Po lëri këto!”, – iu drejtua Rama.

Në Sheshin “Skënderbej” janë ngritur dhe bërë gati dy çadra të mëdha ku secili ka nga 10 pika vaksinimi që do të shërbejnë për vaksinimin masiv të popullsisë.

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” do të nis paralel me atë që vijon që prej 11 janarit në stadiumin kombëtar.

Objektivi i Ministrisë së Shëndetësisë është që të arrijmë nga 10-15 mijë vaksinime në ditë.

Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka nisur për moshat mbi 70 dhe 75 vjeç me vaksinës kineze ‘Soniovac’ dhe se këtë qytetarët do të lajmërohen nga mjeku i familjes.

Në ndihmë të bluzave të bardha do të bashkohen edhe mjekët e Forcave të Armatosura.

Kryeministri premtoi se me vaksinimin e popullatës në dy muajt e ardhshëm, sezoni turistik do të nisë normalisht. Rama tha se do të ketë 500 mijë të vaksinaur brenda majit. Deri atëherë pritet të vaksinohen të moshuarit mbi 65 vjeç.

Nisja e vaksinimit masiv pritet që të plotësojë planin ambicioz për vaksinimin në 14 muaj.

Pjesë nga biseda ku ka nisur vaksinimi masiv:

Edi Rama: U lodhët pak? Ja dhe pak

Ogerta Manastirliu: Vjen radha shumë shpejt

Edi Rama: Të kishim vënë atje te radha disa karrige

Ogerta Manastirliu: Po i vëmë, i vëmë, i kemi në fakt por i vëmë tani

Edi Rama: Të vendosen në rresht me karrige, që të rrinë karrige

I moshuari: O gjigant, njëmijë të bëhet dita

Edi Rama: Shëndet, shëndet

E moshuara: E dinim që do ia dilnit

Edi Rama: Faleminderit

E moshuara: E bëra vaksinën por nuk po iki në shtëpi pa të thënë dy fjalë, falënderimet më të mëdha. Në momentin e duhur, në vendin e duhur, Shqipërisë ju gjendët ju

Edi Rama: Lëri këto tani, shëndet, shëndet

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com