[sgmb id=”1″]
Policia e Shtetit reagon në lidhje me lajmin e publikuar për kapjen e një sasie heroine nga Policia greke në Portin e Igumenicës, Greqi.
Me datë 27 tetor 2017, në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumente greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, policia greke gjeti rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup dhe Maqedoni.
Automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone Selanik.
Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali.