[sgmb id=”1″]
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar mëngjesin e sotëm një ditë të mbarë për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social facebook, me një postim që vjen nga qyteti i Vlorës, e konkretisht nga asfaltimi i rrugës së pyllit të Sodës, shoqëruar edhe me foto.
Rama ka vlerësuar në masë këto punime, ku një ditë më parë ka qenë vet kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, që ka inspektuar nga afër asfaltimin e rrugës, i cili është shprehur se punimet po ecin mjaft mirë dhe do të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar, kështu sezoni i ardhshëm turistik do ta gjej këtë aks rrugor me kushte bashkëkohore.