Gazetari Bledi Mane dhe kandidati për deputet në listën e PD-së, Neritan Liçaj kanë de batuar në emisionin “Top Talk” për mënyrën se si foli ditën e djeshme në çeljen e fushatës elektorale.
Mane e cilësoi si kopje të Enver Hoxhës dhe ngriti dyshimet se fjalimit ia ka shkruar Flutura Açka ose Sali Berisha, gjë që nxiti reagimin e a shpër të Neritan Liçajt, i cili foli me tone të ashpra duke i kërkuar Manes që “të mos bëjë ekspertin për fusha që nuk i njeh.”
Neritan Liçaj: Unë dje nuk dola të kërkoj votën, por t’i them dy fjalë qytetarëve.
Bledi Mane: Po ta pyesni Neritanin, roli i fundit që ka interpretuar në një film është ai i Enver Hoxhës, një film shqiptaro rus me sekuenca në Gjirokastër. Dje pashë Neritanin në rolin e Enver Hoxhës, gati i veshur me të njëjtat rroba, i njëjti model flokësh. Nuk e di kush ia kishte shkruajtur fjalimin, Flutura Açka apo Sali Berisha sepse dje nuk pashë Neritanin që njoh, por Neritanin në një tjetër rol.
Ndoshta gabohem por dje e pashë të mbushur me mllef, me inat, Neritani një kopje e shëmtuar e militantizmit politik të Shqipërisë, rol që nuk i shkon dhe uroj…
Neritan Liçaj: Ti mund të recitosh si Mero Baze sa të duash, por nuk ke punë as me Enver Hoxhën, as me profesionin tim, nuk po merresh me modën time, lëri këto ngjyrime se nuk e ke të drejtën dhe ekskluzivitetin i dashur. Ti nuk ke të drejtën e etiketimit. Ik voto Tom Doshin dhe mbaj përgjegjësi për votën se të nderon vërtetë. Sa për Enver Hoxhën e çfarë luaj në punë dhe kush më jep mua fjalime, mua s’më jep asnjë fjalime sic të japin ty dhe e di shumë mirë ti.
Prandaj i lëmë këto që përpiqesh të manipulosh. Nuk e njeh median e popullin shqiptar më mirë se unë sepse ti e ke nga Facebook, kurse unë ia ndjej temperaturën aty në skenë, kështu që mos më bëj ekspertin. Pse shpif? Nuk mund të pranoj të më thojë se më ka shkruar njeri fjalime sepse unë fola pa letër dhe nuk ka nevojë të më shkruajë njeri fjalime sepse fjala është arti im. Ty mbase t’i shkruajnë editorialet.
Bledi Mane: Thuaji Neritanit që nuk je tek mitingu i opozitës, por tek një studio televizive dhe besoj është mirë të respektojmë njëri-tjetrin.
Neritan Liçaj: Mos prrallos dhe të respektoj unë sa të duash. /tch