Loading...

Ja ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumojmë për një bark të sheshtë

Jemi pranë verës dhe një bark i sheshtë na duhet patjetër, gjithashtu, është më mirë për shëndetin dhe trupin tonë. Keni vënë re se pavarësisht se po humbni kile, barku juaj nuk është ndryshon. Arsyeja?!
Njihuni me ushqimet që ju ndihmojnë për një bark të sheshtë dhe ushqimet që janë armiku më i madh.

Produktet e qumështit, jo. Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë më shumë nga sa mund ta imagjinoni në fryrjen e barkut.

Mollët, jo. Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Ushqimet me kripë: Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm (për shkak të etjes), çka shkakton fryrje të barkut.

Bëni mirë të konsumoni fruta dhe perime të tilla si: Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut.

Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Xhenxhefili: Është një medikament natyror për të luftuar ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes. Dietologët e rekomandojnë si një nga mënyrat më të mira të rregullimit të metabolizmit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com