Kryetari i demokratëve shqiptarë, Lulzim Basha, një ditë pas mitingut që çeli zyrtarisht fushatën e PD, thotë se ka krijuar bindjen që 25 prilli do të jetë dita e fitores së tyre.
Kryetari i PD-së ka shprehur besimin se partia që udhëheq opozitën shqiptare do të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.
Kjo bindje u përforcua pas ceremonisë mbresëlënëse të së enjtes për çeljen e fushatësnë sheshin “Nënë Tereza”.
“Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton! Ishte një mbrëmje e mrekullueshme! Me ndihmën tuaj ne do të sjellim ndryshimin për të gjithë shqiptarët dhe do të fitojmë. Së bashku për ndryshim. Shqipëria fiton!” shkruan zoti Basha në rrjetet sociale.
Çelja zyrtare e fushatës së PD