[sgmb id=”1″]
Teksa një ditë më parë u tha se ishte zhdukur makina Audi e ish-ministrit Saimir Tahiri të cilën ia kishte shitur kushërinjve të largët Habilaj të cilët akuzohen për trafik droge, Basir Çollaku ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale dy foto dokumente që tregojnë se targa e mjetit ‘Audi’ AA 003 GB është çregjistruar në Drejtorinë e Transportit Rrugor nga sistemi i targave dhe targa e re e sa është bërë AA900NF. Por gazetari Çollaku zbulon gjithashtu se pronarët janë sërish Habilajt, Artan e Moisi Habilaj.
POSTIMI I PLOTË:
AA003GB eshte bere AA900 NF serish Habilaj…dhe serish udhetime jashte vendit..
Makina e ish ministrit Tahiri, “shitur” Habilajve nderron targe por perdorues jo, ata jane serish Artan dhe Moisi Habilaj. Jane pikerisht vellezerit Habilaj te cilet kane bere pagesat kur kane paguar siguracionin e mjetit. Policen e sigurimit qe ka ne fuqi mjeti e ka prere me 4 korrik. Nderkohe ne qershor te ketij viti perdoruesit e Audit AA900NF (AA003GB) kane prere ne Korçe nje police sigurimi karton jeshil me shume gjase per udhetim jashte vendit dhe me afer prerjes se pokices eshte per ne Greqi per periudhen 1 deri me 15 qershor. Nderkohe mjeti tashme AA900NF (AA003GB) sipas shkresave ka numer shasie WAUZZZ4E79N005250 duke deshmuar se ndryshon siperfaqja jo brendia..Ndoshta Prokuroria do te mundesoje verifikime me konkrete. Natyrisht nese nuk vazhdon te kerkoje targen e vjeter..(per ata qe sbesojne..)