Loading...

Minat me celular/ Autori i dyshuar me prirje radikale, dyshohet se…

[sgmb id=”1″]

I riu që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me dy mina me celular, konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë, edhe për shkak të prirjeve të tij ekstremiste radikale.

Burimet thanë se 30- vjeçari nga Librazhdi, bashkë me persona të tjerë ende të paidentifikuar, mund të kenë qenë duke planifikuar ndonjë sulm apo atentat me eksploziv C4. Megjithatë, deri tani ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim, pasi vetë i arrestuari ka refuzuar të flasë.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtorët e tij ende nuk janë identifikuar, edhe pse hetimet vijojnë për arrestimin e tyre. Lani Goli, nga fshati Zdrajsh-Vërri i Librazhdit, që u arrestua të enjten në zonën e “Unazës së Re”, po hetohej prej disa javësh nga oficerët e Krimeve të Komisariatit nr.6.

Në momentin e arrestimit, përveç dy minave me celular, atij iu gjet me vete edhe një sasi prej 220 gram lëndë narkotike e llojit kokainë. Operacioni për arrestimin e të dyshuarit u organizua rreth orës 16:30, pranë një lokali në zonën e “Unazës së Re”, në Tiranë, nga shërbimet e Komisariatit nr.6. Në momentin që ka konstatuar Policinë, ai ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar menjëherë duke u prangosur.

HETIMI

Dy mina me eksploziv C4, të lidhura me celular që dyshohet se do të përdoreshin për ndonjë ngjarje të mundshme kriminale, janë sekuestruar të enjten nga oficerët e Komisariatit nr.6 në Tiranë. Prej disa javësh, oficerët e Krimeve të Komisariatit nr.6, kishin siguruar informacione operative, në lidhje me veprimtarinë kriminale të një personi që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë.

Bëhej fjalë për një person të njohur për prirje radikale, nga fshatrat e Librazhdit, por që herë pas here shihej në zonat periferike të Tiranës dhe kishte krijuar dyshime me lëvizjet e tij. Në bazë të këtyre informacioneve, është arritur që ky person të identifikohej dhe më pas është mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë.

Ata kanë ndjekur në distancë të gjitha lëvizjet e tij të dyshimta, kryesisht në zonën e “Unazës së Re”. Pasditen e së enjtes, rreth orës 16:30, ai është konstatuar në afërsi të bar-kafe “A…”, në zonën ku po mbahej në vëzhgim.

Lëvizjet e tij të shpërqendruara kanë tërhequr vëmendjen e oficerëve të Policisë, që nga ana tjetër kishin marrë informacion se ai mbante sende të jashtëligjshme me vete.

Menjëherë është marrë vendimi për të ndërhyrë, në mënyrë që të bëhej kapja në flagrancë. Me vete iu gjetën dy minat me celular dhe sasia prej 220 gram kokainë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com