Loading...

Lexoi spotin elektoral të Partisë Socialiste, reagon publikisht aktori Robert Ndrenika

Debati për shembjen e Teatrit Kombëtar ndau aktorët në dy kampe, ata që ishin pro, dhe të tjerët kundër.

Një ndër aktorët e mëdhenj të skenës shqiptare, Robert Ndrenika, është bërë së fundmi protagonist pasi lexoi tekstin për fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Në pjesën e parë flitej për teatrit, ku përmes zërit të Ndrenikës thuhet se institucioni kulturor do të ndërtohet më i mirë, dhe më i fortë.

Aktori ka reaguar sot me anë të një postimi në Facebook, ku i jep përgjigje atyre që e kanë kritikuar.

Postimi i plotë:

O Zot cfarë çudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më sh an se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më sh an nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjuhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!! /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com