Ministrja e re e Kosovës Donika Gërvalla jeton prej vitit 1991 në Gjermani, dhe jo gjithmonë ka qenë e ekspozuar në jetën politike.
Por kur hedh një vështrim në jetën e saj, sheh se ajo ka dhënë kontributin e saj jo pak të vogël në momentet vendimtare të historisë më të re të shqiptarëve
“Kush nuk e di nga vjen, nuk mund ta dijë se për ku është nisur“. Me këto fjalë, Donika Gërvalla-Schëarz hapi mesazhin falenderues në llogarinë e saj në Facebook, të hënën në mbrëmje, më 22 mars, menjëherë pasi u zgjodh si Ministre e Jashtme nga Kuvendi i Kosovës.
Ndërkaq, është publikuar një foto teksa 49-vjeçarja nga Kosova Donika Gervalla shfaqet duke i dhuruar lule Enver Hoxhës.
Donika Gërvalla në atë kohë ishte tetë vjeçare dhe dy vjet më vonë, në janar 1981, do ta ndiente mbi supe br utalitetin e sistemit komunist jugosllav, kur shërbimi i fshehtë i atëhershëm do t’i vr iste të atin dhe axhën, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si dhe shokun e tyre, Kadri Zekën, jo larg banesës ku ajo jetonte në Stuttgart.
Një nga vetitë më të spikatura të saj: Të folurit troç, pavarësisht çmimit që mund të paguajë. Një veçori që do ta ketë trashëguar nga i ati, Jusuf Gërvalla, poet, muzikant dhe gazetar kulturor, por edhe një kritik i ashpër i regjimit të Titos. Në vitin 1979, u detyrua të arratisej në Gjermani, së bashku me familjen e tij.
“Fakti që autoritetet gjermane nuk kanë qenë në gjendje ta zbardhnin vra sjen, ka të bëjë pikërisht me moskooperimin e autoriteteve serbe,” tha ajo para ca kohësh në një intervistë televizive në Prishtinë. Dhe ky është një nga mijëra rastet e kosovarëve të zh dukur nga dhuna e regjimit të atëhershëm.
“Ne kemi disa pl agë të hapura në këtë vend që nuk mund t’i fshehim. Ne nuk mund t’u themi thjesht qytetarëve tanë: Harrojeni të zhdukurit, të vrarët dhe krimet” tha Gervalla duke iu referuar negociatave me Serbinë.
/NOA.al