Kryeministri Edi Rama prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në Turqi për të finalizuar marrëveshjen me qëllim për të marrë sa më shpejt vaksinat kineze.
Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë shprehet i bindur se do ia dalë dhe shton se s’ka tjetër që mund t’ia dalë për këtë çështje.
“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!“, shkroi Rama në mediat sociale.
Një ditë më parë Kuvendi i hapi rrugë vaksinave kineze dhe ruse.
Kreu i qeverisë dhe ministrja Manastirliu thanë se javën që vjen do të nisë vaksinimi masiv i popullsisë.
Nuk dihet se sa do të jetë numri i vaksinave që do të mbërrijnë nga Kinë, përmes marrëveshjes që ka bërë Shqipëria me palën turke.
/NOA.al