Loading...

Një muaj para zgjedhjeve nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri

Një muaj para zgjedhjeve nis zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri.

Partia Demokratike do të hapë fushatën nesër në sheshin “Nënë Tereza”.

PD-ja do të hapë fushatën 1 orë më herët se PS-ja (17:00). Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të prezantojë kandidatët dhe platformën e tij përpara se të pretendojë një mandat qeverisës për të rikhyer pas tetë vitesh opozitën në pushtet.

Partia Socialiste ka zgjedhur sheshin ‘Skënderbej”. Fushata e PS-së do të hapet në ora 18:00. Partia që qëndron në pushtet prej tetë vitesh, kërkon një mandat të tretë historik. Pritet që Edi Rama të shpalosë ambicjet e tij, para se të pretendojë mandatin e tretë historik.

Duhet theksuar se nesër mblidhet Komitetit Teknik i Ekspertëve për masat e reja anti-Covid. Një ndër temat më të diskutueshme mbetet mënyra sesi do të menaxhohet fushata.

Nuk dihet se cili është plani i dy partive kryesore, dhe sa do të respektohen masat anti-Covid nga forcat politike.

Partitë besohet se janë njohur paraprakisht me masat e reja që ka marrë Komiteti i Ekspertëve, për të mos shkelur rregullat anti-Cocid që në ditën e parë të fushatës.
/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com