[sgmb id=”1″]
Raporte sugjerojnë se makina e ish-ministrit Saimir Tahiri audi me targë AA 003 GB, e cila është pranuar nga Tahiri se i është shitur Habilajve, nuk po gjendet.
Teksa hetimi edhe për vetë Tahirin vazhdon, anëtarët e bandës së trafikut të drogës të drejtuar nga vëllezërit Habilaj pritet të dalin para gjykatës së Katanias (Itali).
Mësohet se seanca e parë gjyqësore ndaj të arrestuarve në Itali është fiksuar në datën 31 tetor.
Grup kriminal i drejtuar nga Habilajt akuzohet se ka dërguar në Itali tonelata me kanabis. Ai është mbajtur nën përgjim nga antimafia e Katanias prej vitit 2013.
Në bisedat e përgjuara mes Habilajt dhe anëtarëve të tjerë të bandës përmendet disa herë edhe Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm i Shqipërisë në atë kohë.
Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi ka zbuluar një tjetër detaj nga dosje voluminoze e Prokurorisë së Katanias në lidhje me grupin e trafikut të drogës së Habilajve.
“Unë kam në dorë vetëm dosjen e parë, ku janë përfshirë shumë persona të tjerë por jo zyrtar të lartë. Pse zoti Tahiri në këtë dosje është përfshirë me makinën Audi. Në një episod të veçantë në dosje thuhet se Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çela. Thuhet që Moisi Habilaj sapo mbërrinte në Raguza me makinën Audi AA 003 GB e parkonte në parkingun e Anxhelo Buzaka një tjetër trafikant i arrestuar. Linte makinën në garazh dhe lëvizte në Raguza me një makinë të dorës së dytë.” – tha Kepi. Pra, sipas dojes italiane dhe shqiptare makina AA 003 GB vetëm shërbente sa për të kaluar pikat e kufirit dhe më pas kjo makinë mbyllej dhe lëvizej me makina të tjera për shpërndarjen e drogës.
Por makina audi AA003 GB nuk po gjendet. Akuza ka ardhur mbrëmë nga Kastriot Myftaraj në emisionin “360 gradë” te Artur Zhejit në Oranews. Ai tha se makina është e fshehur te Kodra e Diellit në Tiranë, aty ku kanë shtëpitë shumica e drejtorëve të policisë shqiptare. Madje Myftaraj insistoi se as prokuroria shqiptare nuk po kërkon për ta sekuestruar makinën e krimit. Sipas tij deri mbrëmë makina ishte afër shtëpisë se Saimir Tahirit.
Kastriot Myftaraj insiston se ajo ndodhet e fshehur te Kodra e Diellit në Tiranë.