Adi Krasta ishte i ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e sotme ku u vendos përballë pyetjeve të gazetarëve të vegjël.
E vogla Klea e pyeti Krastën nëse ka qeshur apo ka qarë kur është martuar.
Gazetari tregoi një histori që nuk e kishte thënë më parë sesi ka ikur nga dasma para kohe së bashku me gruan.
Klea: Njerëzit kur martohen gëzohen, pro ti kur je martuar a je gëzuar, apo ke qarë?
Adi Krasta: Klea po qejf i madh shumë. Aq qejf i madh sa nga dasma ime në fund nga ora 12 ikëm ne si burrë e grua. Kishin ardhur njerëz nga jashtë që bënin qejfin e tyre.
Alketa Vejsiu: Po juve çfarë bënit, flinit apo vazhdonit romancën?
Adi Krasta: E quanim një dasmë eksperimentale.