Edhe pse je në mënyrë të drejtpërdrejtë, Presidenti Meta ka dhënë edhe mesazhe politike pas vizitës në Selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektazhizmit.
Për gazetarët ai tha se pranvera është e pandalshme, pavarësisht dëborës, dhe se qytetarët e kanë kuptuar tanimë se janë vetë ata fuqia e ndryshimit.
“Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve të kemi një të ardhme më të mirë. Shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, sidomos nga kjo pranverë dhe kanë kuptuar se fuqia e ndryshimit janë vetë ata”, tha Meta.
Kreu i shtetit u pyet edhe për sasinë e vaksinave ruse që kanë mbërritur sot në Shqipëri.
“Apeloj për të forcuar masat, për të rritur shëndetin, për të garantuar sigurinë e trajtimit shëndetësor, për të gjithë qytetarët”, shtoi Presidenti Meta. /noa.al/