Loading...

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, prezanton librin e tij ‘Misioni im’

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, prezantoi sot para një grupi studentësh, librin e tij, “Misioni im”.

Basha ta se ky libër shpalos planin “se si mund ta ndryshojmë Shqipërinë, për një të ardhme më të mirë, për afrimin në BE, për ringjalljen e ekonomisë, për shpëtimin e sistemit tonë shëndetësor”.

Basha tregoi se ideja për të shkruar diçka mbi këtë temë daton prej disa vitesh. Mesazhi më i rëndësishëm i Bashës ishte se synimi nëse vjen në pushtet është që politika të marrë një pamje tjetër, atë njerëzore:

“Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia për t’ia kthyer institucionet qytetarëve. Fytyra njerëzore kërkon një fytyrë të pastër. Jeta të mbush me sfida, me probleme të cilat shpeshherë shtresëzohen brenda shpirtit dhe është sfidë në vetvete që mos t’i lësh të të tjetërsojnë. Në këto vite, pika e fundit para se ti drejtohem 2 apo 3 paragrafëve që kanë të bëjnë me ju, kanë të bëjnë me rininë. Shpirti më i pastër është shpirti rinor, më i çlirët dhe nuk është aspak rastësi që të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë paraprirë nga rinia. Kështu ishte 90-ta, kështu ishin protestat e studentëve në 2018-tën, kështu është, kështu e ndjej do të jetë dhe 25 prilli i këtij viti. Shpirti më idealist më i pastër, më i pakorruptuar që kërkon të mirën e vërtetë, që hapet tej nevojës personale, egos personale, që e shtrin vështrimin drejt atij horizonti me kërshëri që përtej ndodhet një e ardhme më e mirë, ditë më të mira, shpirti pozitiv. Mirëpo ka një sfidë shumë të madhe që ky investim 8 vjeçar që shqiptarët ta humbin shpresën te politika si instrument ndryshimi, që shqiptarët të dyshojnë gjithçka edhe veten e tyre, që të kenë frikë të çohen në këmbë po të rijnë aty në errësirë se po u çuan mund të përplasen me të panjohurën, ka sjellë plogështi, ka sjell mos besim se ne mund të jemi ndryshe. E pra në qoftë se do të ishte kështu atëherë gjasat do të ishin shumë të mëdha që sot të ishim në të njëjtin nivel që është Kuba apo Koreja e Veriut po nuk ishte kështu në 90 dhe ishte kjo që e solli hapjen e Shqipërisë bashkë me arritjet e pa mohueshme të këtyre 30 viteve.

Kur nisi ideja e një libri

“Ka grishur gjithmonë raporti i individit me shtetin sepse nuk kam qenë tepër i vogël, përkundrazi e mbaj mend fare mire raportin e diktaturës me individin. Sikundër kam patur fatin e rrallë në atë kohë, sot e kanë shumë të rinj. Pastaj të jetoj e të studioj në një nga vendet me demokraci të konsoliduar dhe me liri të bollshme, siç është Hollanda dhe gjithmonë ka preokupuar më ka kreshtuar, më ka intriguar. Çfarë na bën të ndryshëm? Kur shoh individin, qytetarin shqiptarë, vajzën shqiptare, djalin shqiptarë, studenten, studentin shqiptarë, inxhinierin, inxhinieren shqiptare, artistin shqiptar, pensionistin shqiptar dhe e krahasoja dhe me atë kohë ku ne sapo kishim nisur rrugëtimin tonë drejt lirisë me miqtë, me studentët me ata që njihja në Hollandë, thoja; çfarë kemi ndryshe? Çfarë na ka penguar të jemi si ta? Çfarë na pengon të arrijmë nëse jo standardin ekonomik, i cili me siguri kërkon kohën e vet, vende të cilat kanë një shekull e më shumë që e ndërtojnë, po të paktën standardin shoqëror, të lirisë, të respektit, të raportit me njëri-tjetrin dhe të raportit me vendimmarrjen. Me thënë të drejtën, vendimmarrja e parë ka qenë pikërisht një reflektim mbi atë që e bën Europën, Europë. Dinjitetin individual, dinjitetin e gjithsecilit, faktin e pamohueshëm që gjithsecili prej nesh është unik dhe gjithsecili prej nesh mundet në një moment të caktuar të japi një kontribut vendimtar për të gjithë ne. Kjo e bën perëndimin perëndim, kjo e bën Europën Europë, kjo e bën Amerikën Amerikë. Nga ana tjetër kemi një përqasje tjetër që njerëzit janë turma. Turma, të cilat nuk kanë nevojë të respektohen, të kuptojnë, të mirëkuptohen por mjafton t’i marrësh e t’i çosh atje ku ke qejf ti, aty ku do ti e t’i trajtosh si turma! Jo njerëz me identitetin e tyre, me individualitetin e tyre por si turma në funksion të interesave politike. Besoj që kjo është një ndarje e madhe mes qytetërimeve sot. Kur unë isha në përfundim të studimeve të mia, dy filozofë të ndryshëm në përqasje, botuan dy pamflete të ndryshme politike. Francis Fukujama botoi të famshmen “Fundi i Historisë” dhe “Njeriu i Fundit” ku argumentonte se demokracia liberale perëndimore ishte stacioni përfundimtar i njerëzimit, ku çdo njeri do të kishte mundësinë përmes lirisë dhe mundësive që ofron liria të garantonte mirëqenien personale, në rrafshin material, shpirtëror, mendor dhe se kjo në fund të fundit ishte formula që triumfoi pas fundit të Luftës së Ftohtë, dhe dalëngadalë do pushtonte gjithë botën edhe Rusinë, edhe Kinën, edhe shumë vende të tjera ku sundonin diktatura apo teokratura. Një tjetër libër i cili me thënë të drejtën më goditi, më shqetësoi, Samuel Huntington “Përplasja e Qytetërimeve”, i cili argumentonte se Lufta e Ftohtë do ti linte vendin përplasjes së qytetërimeve. Edhe sot nuk bie dakord me përkufizimin e përplasjes apo të qytetërimeve në kuptimin teologjik të fjalës, që Huntington ka në qendër të librit por diçka mbeti dhe ajo që mbeti është se qytetërimet ndahen nga mënyra si e trajtojnë individin, si e trajtojnë familjen. Dhe kjo pastaj përcakton në mënyrë pothuajse vendimtare kursin e asaj shoqërie, të atij shteti. Kjo më ka ngacmuar. Me ka ngacmuar në kontekstin shqiptar, nëse mund ta lëvroja pak më shumë këtë ide në kontekstin shqiptar, mbaj mend orët e protestave të studentëve këtu jashtë, nga ky shesh. Mbaj mend kur hidhje sytë përtej ishte një kurorë pemësh të larta në horizont që shtrihej andej pothuajse zhbiriloja me sy çfarë ka pas atij horizonti, çfarë vjen pas kësaj. Ndaj në ’92-in, në 22 Mars si sot 29 vjet më parë mbaj mend entuziazmin është pak ta thuash, rrëqethem kur e kujtoj këtë uragan shprese në zemrat e njerëzve.”

Basha: Frika se mos njerëzit zhgënjehen

“Edhe mbaj mend diçka që në fakt edhe mund ta kisha shkruajtur në këtë libër por se kam shkruajtur, po, po e ndaj sot me ju. Kemi qenë bashkë me disa shokë të gjimnazit dhe bashkë me atë që më vonë u bë bashkëshortja ime, me Aurelën dhe një moment ndërkohë që njerëzit brohorisnin iu përlotën sytë. I thashë çfarë ke, njerëzit po gëzojnë, çfarë ke, kemi fituar. Kam frikë tha dhe na u kujtua ’91-shi, ngjarjet e ’91-it, ku pas fitores së PPSH-së pati turbullira, pati viktima mes tyre të rinj. I thashë çfarë frike, kjo ka mbaruar, fituam. Jo, jo tha, kam frikë nga gjithë ky gëzim i njerëzve. Thashë pse ke frikë nga ky gëzim i njerëzve. Kam frikë tha sepse kam frikë mos zhgënjehen. Më ka mbetur në mendje kjo thënia dhe më ushtoi nga brenda si një thirrje që s’më la asnjëherë në subkoshiencë. Më është kujtuar kur përfunduam librin, kur libri ishte gati dhe e çuam për print më është kujtuar dhe e ndava me të, i thashë të kujtohet kjo, mbeti dhe tha po më kujtohet si ka mundësi e mban mend diçka që ka ndodhur kaq kohë përpara. E mbaj mend i thashë sepse është ndoshta një nga motivet që më shtyu të përfshihesha, mos ti zhgënjenim më njerëzit, të bënim gjithçka që shpresat e tyre për një jetë normale, për një Shqipëri normale, për një Shqipëri Europiane, të mos zhgënjeheshin. Dhe ky ka qenë motivi kryesor i futjes në politikë, ky ka qenë motivi kryesor që nuk më ka shkëputur në asnjë moment interesin nga politika në Shqipëria ndonëse kam jetuar për pothuajse 11 vjet larg saj. Së pari në Hollandë me studime dhe pastaj për afro katër vjet e gjysmë në Kosovë me misionin e OKB-së. Ideja që ky vend e meriton.”

“Jam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin dhe zhgënjimin me politikën”

Këta njerëz, njerëzit e mijë, shqiptarët e meritojnë dhe nuk na mungo asgjë për të siguruar kushtet e bashkëjetesës njësoj si në çdo shoqëri europiane dhe këtu se kam thjeshtë fjalën tek një nivel material i ekzistencës e kam fjalën në radhë të parë tek fytyra njerëzore e politikës, te politika si instrument shërbimi, te politika si i vetmi instrument ndryshimi. Kjo është bërë edhe më akute në këto tetë vitet e fundit ku nga njëra anë kemi parë de instutionalizimin e republikës pra rënien e institucioneve por përqendrimin pushtetit në duart e individëve ose më mirë të jem fare i qartë të një individi nga njëra anë dhe nga ana tjetër një sulm frontal ndaj politikës si e keqa. Natyrisht që unë e kuptoj njerëz. Jam ndër të parët që e kuptoj fare mirë hidhërimin zhgënjimin me politikën nga qytetarët por ka një investim diabolik, djallëzor, satanik do të thoja unë pikërisht nga pushteti që ka shkatërruar institucionet dhe j’ua ka hequr fytyrën njerëzore, ka mbyllur portat e tyre për njerëzit që të thotë tani që nuk është politika zgjidhja, po cila është zgjidhja atëherë, diktatura. Diktatura e njëshit. Sigurisht që politika është zgjedhja dhe institucionet e politikës, partitë politike janë zgjidhje ndaj reforma e tyre, reformimi i tyre i vazhdueshëm dhe mbi të gjitha përthithja e njerëzve me dinjitet me integritet dhe me dëshirën për të shërbyer është e duhet të jetë misioni i përhershëm i partive politike, ky ka qenë objektivi kryesor që i kam vënë vetes që ditën e parë që mora mbi supe peshën e rëndë të drejtimit të Partisë Demokratike.”

Basha: Një politikë me fytyrë njerëzore është garancia…

Dhe e kam për nder që sot ndodhem në krah të Flutura Açkës e cila është kandidate në qarkun e Elbasanit por që nuk vjen nga politika, vjen nga një jetë plot aritje në fushën e letërsisë, artit, kulturës, vjen nga një jetë sfiduese, një grua e fortë që i ka qëndruar edhe fatkeqësive shumë të mëdha. Vjen si njëra prej nënave shqiptare, njëra prej grave shqiptare, njëra prej zonjave shqiptare për të dhënë një kontribut njerëzor në politikë. Një politikë me fytyrë njerëzorë është garancia për t’ja kthyer institucionet qytetarëve. Fytyra njerëzorë kërkon një fytyrë të pastër. Jeta të mbush me sfida, me probleme të cilat shpeshherë shtresëzohen brenda shpirtit dhe është sfidë në vetvete që mos t’i lësh të të tjetërsojnë. Në këto vite, pika e fundit para se ti drejtohem 2 apo 3 paragrafëve që kanë të bëjnë me ju, kanë të bëjnë me rininë. Shpirti më i pastër është shpirti rinor, më i çlirët dhe nuk është aspak rastësi që të gjitha ndryshimet e mëdha në Shqipëri janë paraprirë nga rinia. Kështu ishte 90-ta, kështu ishin protestat e studentëve në 2018-tën, kështu është, kështu e ndjej do të jetë dhe 25 prilli i këtij viti. Shpirti më idealist më i pastër, më i pakorruptuar që kërkon të mirën e vërtetë, që hapet tej nevojës personale, egos personale, që e shtrin vështrimin drejt atij horizonti me kërshëri që përtej ndodhet një e ardhme më e mirë, ditë më të mira, shpirti pozitiv. Mirë po ka një sfidë shumë të madhe që ky investim 8 vjeçar që shqiptarët ta humbin shpresën te politika si instrument ndryshimi, që shqiptarët të dyshojnë gjithçka edhe veten e tyre, që të kenë frikë të çohen në këmbë po të rijnë aty në errësirë se po u çuan mund të përplasen me të panjohurën, ka sjellë plogështi, ka sjell mos besim se ne mund të jemi ndryshe. E pra në qoftë se do të ishte kështu atëherë gjasat do të ishin shumë të mëdha që sot të ishim në të njëjtin nivel që është Kuba apo Koreja e Veriut po nuk ishte kështu në 90 dhe ishte kjo që e solli hapjen e Shqipërisë bashkë me arritjet e pa mohueshme të këtyre 30 viteve”. Në pasthënien në fund të librit të Bashës shkruhet mes të tjerash se libri është një ftesë e kreut të opozitës për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër si dhe sjell një qasje personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimin e opozitarizmit gjatë drejtimit të tij.

“Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit 2021, në ftesën publike për të votuar kandidaturën e tij për kryeministër dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, Lulzim Basha sjell këtë letër të hapur drejtuar gjithë shqiptarëve. Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të institucioneve më të rëndësishme shtetërore, kërcënimit të medias, mercenarizimit të administratës dhe formave të tjera të presionit politik; idetë mbi ndryshimin e sjelljes politike e të kthimit të mjedisit politik e publik në qetësinë dhe normalitetin europian; thirrjen për të bashkuar ëndrrat dhe dëshirat e çdo shqiptari për një rimëkëmbje të vërtetë kombëtare: ekonomike, kulturore, shpirtërore, me po atë forcën ndryshuese që shpesh shqiptarët kanë treguar se dinë të bëjnë. Lidhjet e tij familjare e personale me Kosovën, i japin këtij traktati një frymë kombëtare dhe shpjegojnë idetë e tij se si duhet t’i qasemi çështjes kombëtare, jashtë nacionalizmit të zbrazur e për t’i kthyer shqiptarët në kontribuesit e vyer në rajon dhe në Europë“,- thuhet në mesazhin e kryedemokratit në libër.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com