[sgmb id=”1″]
Një shtetas francez ka rënë pre e një vjedhjeje në Tiranë, teksa është joshur nga dy djem shqiptarë, që e kishin njohur përmes rrjeteve sociale. A.T. dhe E.Sh. ishin ftuar nga francezi që punon në Shqipëri në banesën e tij, për të pirë dhe për të kryer marrëdhënie homoseksuale.
Mirëpo, dy të rinjtë shqiptarë kishin qëllime të tjera. Ata kanë përfituar nga momenti kur francezi ka shkuar në tualet dhe i kanë vjedhur celularët e një laptop. Vjedhja është konstatuar nga shtetasi francez, i cili ka bërë kallëzim në polici.
Ngjarja ka ndodhur në maj të këtij viti, ndërsa së fundmi Gjykata ka dhënë vendimin për dy të rinjtë. A.T. është dënuar me 1 vit e katër muaj burg, ndërsa E.Sh. me 1 vit burg.
A.T. ka thënë në gjykatë se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte zgjedhje tjetër për të siguruar të holla, pasi kishte edhe një fëmijë të sëmurë.