Loading...

Topalli rrëfen b etejën me Covid: ‘Fatk eqësisht nëna nuk ja doli me virusin’

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka treguar se humbja e nënës së saj erdhi për shkak të Covid-19.

Ish-kryeparlamentarja në muajin shkurt në rrjetin social “Facebook” njoftoi për humbjen e nënës së saj, por pa zbuluar shkakun e hu mbjes së njeriut më të shtrenjtë për të.

Ndërkohë, në një dalje në News24, Topalli rrëfen se edhe pse vetë e kaloi Covid-19, nuk e pati aspak të lehtë.

Topalli me dhi mbje dhe nostalgji tregon se ka patur një lidhje shumë të ngushtë me nënën, “Ka qenë një grua me kurajë të madhe, ka qenë kolona e shtëpisë”.

Kryeparlamentarja kujton që me motrën dhe vëllain ka kaluar një kohë shumë të bukur, kanë qenë shumë të lidhur dhe të pandarë deri në momentin kur ata kanë emigruar.

Tanimë, si të gjithë, mezi pret të largohet pandemia që të takohet me ta. E teksa flet me shumë dashuri për familjarët e saj, ish-kryeparlamentarja jep një mesazh shumë të bukur, “Nuk ka forcë më të madhe se sa familja”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com