Loading...

Zbulohet në vendin fqinj një nga gjuhët më të vjetra në Evropë

Në Greqi, është duke u zbuluar “Zaconic”, një nga gjuhët më të vjetra në Evropë

Në disa fshatra jo shumë larg Spartës antike, flitet zaconic, një gjuhë e afërt me atë greke, që ka origjinë të ndryshme nga grekja moderne dhe që është më shumë se tre mijë vite e vjetër.

Stili i kësaj gjuhe është lakonik. Sigurisht që e kemi përdorur këtë shprehje shumë herë, duke iu referuar fjalive të shkurtra dhe sentimentale të dikujt ose duke lexuar ndonjë tekst.

Por mbase nuk e dimë të gjithë nga vjen kjo fjalë. Laconic ka të bëjë me Laconia, rajoni antik i Greqisë, ku dikur qëndronin Spartanët, në Peloponezin lindor.

Fjala lakonik që përdoret sot për të treguar një mënyrë të shkurtër dhe koncize të të folurit ose të shkruarit, i referohet saktësisht një qëndrimi tipik të Spartanëve, të cilët me sa duket e kishin zakon të shpreheshin në këtë mënyrë.

Të famshme janë disa fjali të mbretit Leonidas që mund të dëshmojnë për këtë tendencë: “Ejani t’i merrni” tha mbreti i Spartës në përgjigje të një letre të Kserksit, i cili i kërkonte të dorëzonte armët.

Por mbiemri lakonik nuk është trashëgimia e vetme nga Sparta. Në disa fshatra malorë përreth Pera Melana, rreth 50-100 km nga Sparta antike, disa njerëz flasin një gjuhë që është një dialekt që buron nga gjuha e folur dikur nga popullsia e Laconia (një gjuhë e vjetër rreth tre mijë vjet).

Bëhet fjalë për Zakonik, nga neo-greko tsakonikós, një dialekt neo-grek që flitet në Peloponezin lindor në Kastanitsa, Leonídi dhe në disa fshatra të tjerë të zonës.

Megjithëse flitet nga vetëm disa mijëra njerëz, vlerësohet se kanë mbetur vetëm rreth 2 mijë persona që mund ta kuptojnë dhe flasin atë, Zaconic është jashtëzakonisht interesant, pasi është i vetmi dialekt neo-grek që nuk u zhvillua nga Koiné (Gjuhë greke e zakonshme), por që vazhdon drejtpërdrejt një dialekt të lashtë grek, përkatësisht atë lakonik.

Zaconic është dialekti i këtij rajoni të Peloponezit Jugore, ndërsa Greqishtja e Re mbetet gjuha zyrtare edhe në këtë zonë të Greqisë.

Fatkeqësisht, ekziston fr ika se në të ardhmen, jo shumë larg, kjo gjuhë, e cila është një nga më të vjetrat në Evropë, do të zhd uket plotësisht. Kjo është arsyeja pse disa njerëz po ndërmarrin hapa për t’ua mësuar atë brezave të rinj. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com