Në këto pamje të publikuara në rrjetet sociale, kryedemokrati shfaqet i rrethuar nga një turmë njerëzish që kishin dalë ta prisnin pa u futur në qytet.
Lulzim Basha u prit sot nga Berati, me brohoritjet: “Basha, Basha”, “Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”, apo “Rama ik!”.
Kreu i opozitës nuk ka nguruar të bëjë foto me simpatizantët.
“Rrugës për Berat, pritje entuziaste nga qytetarët e Dimalit (Ura Vajgurore) Shqipëria fiton”. Një pritje e ngrohtë është rezervuar edhe në Kuçove ku banorët i urojnë Bashës mirëseardhjen, duke thirrur në kor: “Fitore! Fitore”.
Basha tha nga Berati se “Shqipërisë i ndodhi një ak sident 8 vite më parë”, duke bërë thirrje që të bashkohen forcat, për të “shëruar pl agët e këtij ak sidenti” teksa iu referua zgjedhjes së Ramës në krye të qeverisë më 2013. “Jemi forca dhe shpresa për ndryshim”, – tha Basha.
Pavarësisht masave anti-Covid, janë bërë të zakonshme pritjet dhe grumbullimet e simpatizantëve në qytetet që viziton kryedemokrati.
Lulzim Basha kishte planifikuar sot paradite një takim edhe në Kuçovë.
/NOA.al