Disa nga senatorët e PS-së u larguan para zgjedhjeve të 25 prillit, duke dhënë kryesisht dorëheqje.
Disa të tjerë u vendosën në pozita jo edhe aq të favorshme.
Ministri Pandeli Majko ka argumentuar se pozicionimi i “gardës së vjetër” të Partisë Socialiste në fundin e listave, do të thotë më shumë angazhim për të mbledhur sa më shumë vota.
Majko u shpreh se pozicionimi i tij në vendin e 19 në listën e Tiranës, është një mesazh për të gjithë votuesit socialistë.
Në rast të hu mbjes së Partisë Socialiste dhe kalimit në opozitës, Majko argumenton se mbështetësit e tyre do të rre zikonin vendin e punës, prandaj është aplikuar skema që kandidatët e rinj të jenë më të përfaqësuar.
“Të gjithë kemi përcjellë mesazhin që ne nuk mund të mbledhim vota në kurriz të kolegëve tanë më të rinj. Në qoftë se Partia Socialiste do të kalojë në opozitë, atëherë ne do të jemi të rr ezikuar. Dhe ky është një rr ezik që ne e ndajmë me të gjithë komunitetin e njerëzve që na rrethojnë”, – tha Majko, i ftuar në studion e Klan News.
“Nëse do ishim në vende te sigurta dhe do bënim sehir duke parë nga lart poshtë, nuk besoj se kjo do na vinte në pozitë shumë të mirë”.
“Aktualisht të gjitha ata që janë vendosur në vijën e zja rrit kanë vetëm një mesazh për t’i dhënë gjithë njerëzve: Ne po rre zikojmë sepse i gjithë komuniteti i votuesve tanë po rre zikon. Imagjinoni nëse PS kalon në opozitë, god itjen kryesore nuk kanë për ta marrë deputetët e Partisë Socialiste, kanë për ta marrë njerëzit të cilët për shumë arsye dhe për hiç arsye do të pushohen nga puna”.
“Këtë e dimë, është një histori e njohur, e shkruar dhe e pashkruar. Vetë Rama është në mesin e listës. Nëse këtë e ka bërë për veten e vetë, ne të tjerë pse duhet t’i kërkonim llogari. Rëndësi ka të fitojmë zgjedhjet dhe të jemi mburojë e njerëzve tanë”, u shpreh Pandeli Majko.
/NOA.al