[sgmb id=”1″]
Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që tronditi Gjirokastrën.
Ka qënë një konflikt për pronën që u bë shkak për masakrën ku u vranë me armë zjarri një çift brenda banesës në “Sokakun e të Marrëve”.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm ku viktima mbetën Aleko Kosta 64 vjeç, i cili njihej si instrumentist saksofoni dhe Afërdita Gjokoli Kosta, 50 vjeçe, me profesion mësuese.
Mësohet se pasi ekzekutoi kushërinjtë, autori i krimit në Gjirokastër ka pasur ngarkesë të fortë psikologjike, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëve të tij, tentoi të vrasë veten.
“Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të ulërasë bashkëshortja e tij.
Edhe i biri 45-vjeçar, Roland Kosta, është dëgjuar ta qortojë jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta.
“Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”. Qortimet e familjarëve janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar dozat e ngarkesës te 70-vjeçari.
Duke parë reagimin e familjarëve të tij, 70-vjeçari Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës, duke gjetur vdekjen.