Një grua 55-vjeçare ka hu mbur jetën tre ditë më parë në urbanin e qytetit, vetëm pak minuta pasi ajo ishte larguar nga spitali Rajonal i Shkodrës.
Vi ktima është shtetasja File Dibra, e cila hu mbi jetën në autobusin e qytetit teksa po kthehej nga spitali për në shtëpinë e saj.
55 vjeçarja ka patur një gjendje të përk eqësuar shëndetësore dhe është transportuar me një ambulancë nga banesa pranë urës së vjetër të Bunës drejt spitalit të Shkodrës.
Sipas fqinjëve të saj, pasi ka marrë mj ekim duke qenë se vu ante nga tensioni dhe problemet e zemrës ka dalë nga spitali, por ka hu mbur jetën në autobusin e qytetit.
Bashkëshorti i 55 vjeçares thotë se është i paqartë për çfarë ka ndodhur pasi ka qenë në punë.
Fqinjët dhe familjarët kërkojnë nga policia zbardhjen e plotë të vd ekjes së papritur të 55 vjeçares File Dibra.
Ndërkohë në spitalin e Shkodrës nuk kanë pranuar që të japin një sqarim lidhur me këtë ngjarje të ndodhur. /NOA.al