Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mo huar çdo mundësi bashkëpunimi me Krymeinistrin Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit. Madje Kryemadhi ka irnizuar duke u shprehur se “do qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, bashkëpunim tjetër jo”.
E pyetur në lidhje me një bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Ilva Noë’ në Euronews Albania e përjashtoi totalisht këtë mundësi.
Po një bashkëpunim tuajin sërish me Edi Ramën e përjashtoni pas 25 prillit?
Unë mendoj se mund të qep ndonjë fustan tek Edi Rama kur të bëhet rrobaqepës, thjesht për t’i bërë qejfin në shenjë bamirësie apo në shenjë mëshire. Por bashkëpunim tjetër jo.
Si ndihesh kur sheh që kur flet për ju vë filxhanin e kafesë?
Sepse mesa duket është munduar shumë duke e parë filxhanin e kafesë dhe i thonë: të del një “M” aty që s’të lë rehat.
A di ai diçka në aftësitë e tua parashikuese?
Unë nuk kam aftësi parashikuese, jo vetëm për të, por për çdo njeri tjetër. Unë jam e drejtpërdrejtë, nuk i bëj njeriu keq për hir të së vërtetës. Mundohem gjithmonë që të bashkëpunoj me njerëzit në sinqeritet maksimal. Nganjëherë sinqeriteti im i tepruar quhet edhe dobësi, por unë e kam quajtur armën time më të fortë’.