Loading...

Basha në Vlorë: ‘Vlonjatët më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim’

Kryedemokratin Lulzim Basha pas një takimi me peshkatarët ka prezantuar pikat e planit të tij për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori.

“Subvencionimin 100% e rrjetave dhe ndërtimit të një tregu peshku kudo në qytete bregdetare që prodhimi i tyre të mos shkoj kot dhe djersa e tyre të kthehet në mirëqenie për ta. Kemi mundësi të arta për ta kthyer peshkimin në një degë të rëndësishme, Nëpërmjet turizmit dhe peshkimit, Greqia doli nga kriza.

Financimin e infrastrukturës së mirëmbajtjes, aty ku do të shërbejnë, që shpenzimet që bëjnë në Greqi Itali, t’i bëjnë në Shqipëri. Grante për të përmirësuar flotën e peshkimit. Më premtuan që në 25 prill, nuk do dalin në det pa hedhur votën për ndryshim”, tha Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com