Partia Demokratike ka ridërguar sot në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.
Vihen re disa ndryshime në krahasim me listën e parë. Kështu, në Qarkun e Tiranës Gazment Koduzi është zëvendësuar me emrin e Dorian Telitit.
Edhe deputeti Korab Lita renditet me sipër në listën e Tiranës, edhe pse larg mundësive për t’u zgjedhur deputet.
Në Durrës është hequr nga lista Riselda Kalia, ndërkohë që vendin e saj e zë Merita Dakovelli, e 15-ta listën e qarkut.
Ndryshime edhe në Shkodër, ku Astrit Kuçi i zë vendin Fatlum Nurjas, në pozicionin e 16-të.
Është shtuar një kandidat nga PDIU, Liljan Idrizaj në vendin e 19. /noa.al/