Zani Caushi ka kërkuar sërish sot lirimin me kusht.
Seanca është shtyrë në mungesë së gjyqtares.
Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë pas kërkesës së avokatit të Zani Caushit.
Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.
Caushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht, ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari që ka pushuar çështjen.
Më 25 Mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht./NOA.al