[sgmb id=”1″]
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dalë sot para mediave për t’i dërguar një mesazh organeve të drejtësisë.
Ai doli për media menjëherë pas takimit që pati me ambasadorin Amerikan Donal Lu dhe ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin. Ai tha zyrtarët e lartë mbështesim pa rezerva prokurorët dhe gjyqtarët në çdo hetim për të zbardhur të vërtetën. Basha theksoi se Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë pavarësisht mbrojtjes politike. Ndërsa më tej u shpreh se Tahiri është e vetmja hallkë, pasi narko shteti ka dhe hallka të tjera.
Ndërsa i pyetur nga gazetarët se deklaratën e ambasadorit Lu, Rama e shikoi në avanztazh të tij, kryedemokrati u shpreh se
“Ky është një qëndrim i dëshpëruar i Ramës, SHBA-te kanë folur qartë. Ju mund të shikoni se si ata mbështetin Prokurorët dhe gjykatësit. Qëndrimi i Ramës është i dëshpëruar. Rama vazhdon të jetë pjesë e problemit dhe nuk pranon të bëhet pjesë e zgjidhjes. Saimir Tahiri është e vetmja hallkë. Arben Ndoka, Arnamdo Prenga, Elvis Roshio dhe Vangjush Dako janë hallkat e tjera”.