Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot takime të shumta me qytetarë të Shkodrës.
:
Basha është ulur në kafe me aktorin e madh të humorit, Zef Deda, dhe me bashkëshorten e tij. Ndërsa jashtë lokalit brohorisnin me qindra qytetarë për fitoren e madhe.
Duhet theksuar se pavarësisht entuziazmit, Basha u tregua i kujdesshëm, duke mbajtur maskë ashtu si edhe të pranishmit që i takoi, por edhe në thirrjet drejtuar të pranishmëve.
“Faleminderit nga zemra Shkodrës për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nga Shkodra ka nisur gjithmonë dita e bardhë për Shqipërinë. Sa herë vijë këtu mahnitem me bujarinë, mençurinë e shkodranëve. Ju falënderoj nga zemra për këtë sinjal të fuqishëm.
“Ju lus merrni masa e distancës dhe maskat për pandeminë. Duhet të kujdesemi se në fillim do të mp oshtim Covidin e madh”, iu drejtua Basha qytetarëve.
“Do të jem jo vetëm kryeministër i ekonomisë. Edhe i arsimit dhe dijes, artit, kulturës dhe sportit” tha Basha në takim me Zef Dedën dhe bashkëshorten e tij.
Kryedemokati shtoi se programin e hartuar nga ekspertët për artin dhe kulturën do ta prezantojë shumë shpejt.
/NOA.al