Debati mes znj.Duma dhe Spiropali ka agravuar së tepërmi në emisionin “Log”.
Duma: Unë shplodhem kur shoh këto aeroportet 4D.
Spiropali: Shiheni në prill a do jetë aeroporti apo jo.
Xhafa: Do i sillni kuksianët demokratë për të votuar?
Spiropali: Do i sjellim ata që na kanë sharë më shumë më tha njëri dua biletën vetëm më sill dhe do votoj për ju.
Duma: Prijani biletën me lekët e ko rrupsionit. Rri urtë se ty të ka dalë emri deri te Departamenti i Shtetit.
Spiropali: Grida Duma mos fol kështu se nuk të shkon, nuk je as Palok as Nard as Nokë…
Duma: Po po s’jam se jam Grida Duma dhe ti e di mirë.
Spiropali: Jo s’je Grida je një kombinim mes Palokës dhe Nokës.
Duma: Po moj po. As mamica nuk bëhesh dot pusho tani.
Spiropali: Kthehu te vetja.
Duma: Tani te vetja pusho pusho tani po të them!
Spiropali: Kam bërë punë më shumë se 20 burra mos u bëj qesharake.
Duma: Pa dyshim që ke bërë punë ndaj je kput.
Xhafa: Me cilat para do i sillni kuksianët nga Londra?
Spiropali: Ka shumë mënyra do na dhurojnë kompanitë, mirëpo e rëndësishme është që do jetë aty në prill.