Në fjalën e mbajtur sot kryeministri Edi Rama e konsideroi taksën e sheshtë të Partisë Demokratike një “fa ntazmë kë rcënuese” për të gjithë ata që fitojnë më pak se 1.2 milionë në muaj.
Kreu i qeverisë bëri një bilanc të taksave që ka vjelë nga të pasurit në 8 vite.
Rama ironizoi opozitën që e konsideron si “shërbëtor të oligarkëve”, duke u shprehur se “Robin Hood-ët tua ulin në 9 për qind”, duke shtuar se në këtë mënyrë do të kenë të njëjtën barrë si “furra e bukës ashtu edhe ndë rmarrja e oligarkut”.
“Dua të ndalem te rikthimi në skenë e një fantazme kë rcënuese për të gjithë ata që marrin më shumë se 300 mijë dhe më pak se 1.2 milionë, taksa e sheshtë. Taksa e sheshtë është rre ziku më i afërt, sepse me taksën e sheshtë të propozuar nga KÇK, të gjithë ata që kanë një pagë deri në 1.2 milionë do të duhet të paguajnë më shumë se sa paguajnë sot. Dëgjoni një shifër lemeritëse se çfarë u ka barë taksa e sheshtë atyre që paguhen më pak se 1.2 milionë”.
“Kur ne shporrëm taksën e sheshtë hapëm një kapitull të ri për të ardhurat personale të 97 për qind të të punësuarve, të cilëve u kemi lënë 12.5 miliardë lekë në xhep. Ne 8 vjet janë 100 miliardë që nuk i ka mbledhur më shteti, por i ka lënë në xhepin e çdo të punësuari. Le ta bëjnë vetë llogarinë, të tërë ata që e kanë pasur pagën nën 1.2 milionë në xhep, se sa i linin shtetit nga paga, dhe sa i lënë nga viti 2014″, tha Rama.
“Vijnë këta edhe u thonë Shqipëria fiton po na dhatë votën, prandaj do na jepni 9 për qind taksë. Oligarkëve nuk do tu marrin më 15 për qind siç u marrim ne sot, por do tu marrin njësoj si ata që fitojnë më pak. Kjo është taksa e sheshte, vë në të njëjtën barrë fiskale edhe më të dobëtit, që fitojnë më pak, edhe më të fortët, që fitojnë më shumë”.
“Për dikë që fiton 500-600 mijë lekë 9 për qind janë shumë. Po si ka mundësi në këto kohë kaq të vështira, këta kanë guximin që të thonë që Shqipëria fiton duke u ulur nga 15 për qind në 9 për qind, taksën ndaj atyre që mi kanë hedhur mua në kurriz”.
“E mbi të gjitha si mund të tallen deri në fund më ata të verbuar dhe të shurdhuar politikisht, më ata që mendjen e kanë tapë dhe i votojnë akoma. Unë shoku i oli garkëve u kam marrë në këto dy mandate mbi 1 miliardë taksa, dhe këta me ngritën si shërbëtor të tyre, ndërsa këta Robin Hood-ët do t’ua ulin në 9 për qind. Si fu rra e bukës si ndërmarrja e oligarkut 9 për qind!”, – tha Rama.