Loading...

Basha: ‘Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën’

Me rastin e Ditës së Verës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi sot disa takime elektorale në qytetin e Elbasanit.

Gjatë një takimi me disa të moshuar, Basha i premtoi se do të jetë kryeministri i një ekonomie më të mirë për shqiptarët, pas 25 prillit. “Do të kemi një qeveri të ekonomisë, një kryeministër të ekonomisë që të kujdeset që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës. Do të kemi një kryeministër të dijes, unë ja di vlerën dijes se është ajo që më ka hapur rrugën. Këtë ju siguroj sot”, tha Basha.

Basha në Elbasan me rastin e Ditës së Verës është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

“Sot si Ditë Vere dhe ditë shprese që të gjithë bashkë më 25 prill do ti japim fund kësaj të keqe. Thirrjes për ndryshim po i përgjigjemi ne. Thirrja vjen nga çdo shtëpi dhe familje. Dita e Verës është dita kur shpresa thyen fri kën siç e thyen pranvera dimrin. Në Elbasan do të vendoset në piedestal qytetaria. Të bëhemi të gjithë bashkë që në 26 prill të festojmë edhe njëherë ditën e Verës, ditën e ndryshimit”, tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati është ndalur edhe tek çështja e kulturës, ku theksoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Trashëgimia kulturore është mbytur nga babëzia. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë parim absolut. Unë e ndjej si thirrje për ti prirë betejës për këtë ndryshim. Ti prijë betejës për ndryshimin”, deklaroi Basha sot nga Elbasani./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com