Loading...

Dita e Verës/ Përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS në Elbasan

Ajo që duhej të ishte një ditë feste u kthye në një përpl asje fizike mes simpatizantëve të PD dhe PS përpara se të dilte kreu i PD.

Simpatizantët socialistë u lëshuan me sharje ndaj kreu të PD pas thirrjeve “Rama ik” të simpatizantëve demokratë.

desh ndërhyrja e pol icisë për të shmangur përsh kallëzimin e situatës.

Efe ktivët shoqëruan disa persona.

Pas incidenteve reagoi kryeministri Rama në Twitter: “Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i de gradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut dhe Ilirit, që duan sh err e përçarje, për të marrë pe ng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!

Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një t urmë ul ëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36″! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e bicikletave e ishte fshehur mes tyre!”

Në një postim të dytë, Rama shkroi: “Lulzim je bërë një manekin qesharak i pe ngmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ul ëritësash, flet përçart për banda e për kri minelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”

Më herët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mbërriti paraditen e sotme në Elbasan, ku u prit nga simpatizantë të shumtë të kësaj partie.

Si mirëseardhje, Basha mori një tufë me lule dhe veroren, simbol i festës. Ndërsa Basha u përcolli urimet për Ditën e Verës, nuk munguan dhe thirrjet “Rama ik!”

Pas tij u shfaq dhe kryeministri Rama i shoqëruar nga Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Elbasanit.

Thirrjet “Rama ik” e shoqëruan gjatë parakalimit të tij në sheshin ku ishte vendosur panairi artizanal.