[sgmb id=”1″]
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjirokastrës që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burrë e grua janë ekzekutuar me armë zjarri nga fqinji i tyre. Ngjarja tragjike ka ndodhur në lagjen “Palorto”.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vrasjes së dysfishtë është bërë një konflikt mes fqinjëve për kopshtin, megjithatë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet e para.
Mësohet se viktima të këtij konflikti kanë mbetur burrë e grua Leko dhe Afërdita Kosta.