[sgmb id=”1″]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ne oret e para te mengjesit te sotem.
Burrë e grua u qelluan me armë zjarri nga fqinji i tyre dhe kane mbetur të vdekur. “News 24” ben me dije se ata jane identifikuar si Aleko dhe Aferdita Kosta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto” dhe menjehere pas krimit te rende qe ndodhi pas nje sherri mes fqinjesh, por qe mesohet se ishin edhe te aferm mes tyre, autori ka qelluar edhe veten me arme. Ai mesohet e ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dha ka nisur hetimet per zbardhjen e saj.
Informacioni paraprak
Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë).
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryej vetvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rënde.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie.
Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.