Presidenti Ilir Meta pas incidenteve të rënda gjatë ditës së sotme në zyrat e FRD-së, ka paralajmëruar duke shpërndarë një video nga mitingu i 2 Marsit të vitit të kaluar ku ishin mbledhur qindra qytetarë.
Krahas videos, Meta shkruan: Kur populli ka fr ikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka fr ikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.
Paraditen e sotme pati një përp lasje mes Presidentit Ilir Meta dhe policisë bashkiake e cila u kërkoi anëtarëve të FRD-së të lirojnë godinën e cila sipas tyre ishte z aptuar.
Sakaq, kreu i Frymës së Re Demokratike, Sali Shehu është ngujuar mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të zyrës ku sot pati përp lasje me Po licinë e Bashkisë së Tiranës.
I mbyllur brenda zyrave së bashku me shumë mbështetës të partisë, Shehu theksoi se nuk do t’i lirojnë zyrat dhe do të vazhdojnë të rrinë gjithë natës aty me qiri, për shkak se rr yma elektrike është stakuar.
Sali Shehu u shpreh se shkresa për lirimin e zyrave ka ardhur pikërisht menjëherë sapo partia e tij iu bashkua koalicionit të opozitës, ndërkohë ai sqaron se shkresa ka qenë jozyrtare dhe është lënë në korridoret e godinës.
“Siç e shihni ka një përpjekje për të nxjerrë nga zyrat një parti politike me struktura të rregullta. Është një akt i paprecedentë dhe jemi të regjistruar në zgjedhje me pritshmëri për të qenë pjesë e parlamentit. Nuk e di ku i ka marrë ato fjalë zoti Veliaj, por di se sapo kemi arritur marrëveshjen me opozitën ka ardhur një shkresë jo zyrtare që është lënë në korridoret e FRD-së”, tha ai për Fax News.
“Shkresë që thoshte të lirohen zyrat. Kjo është tentativë për të vënë në rr ezik demokracinë para zgjedhjeve. I bëj thirrje Edi Ramës dhe Veliajt, që situata nuk është në favorin e tyre. Kjo që po tentojnë të bëjnë është shkelje fragrante,” tha Shehu.
I pyetur nëse partisë i takon një tjetër ambient në rast se i kërkohet lirimi i zyrave, Shehu tha se ata janë brenda zyrës së tyre dhe se kanë kontratë qiraje me Bashkinë.
“Ne jemi në ambientin tonë dhe ligji na e siguron këtë gjë. Nëse nuk ka shteti mundësi, duhet të garantojë qiranë. Ne jemi brenda zyrës tonë dhe ne jemi me kontratë qiraje me Bashkinë. Për aq kohë sa partia plotëson kriteret, duhet të ketë zyrat e saj,” deklaroi Shehu.
Ndër të tjera, Shehu u shpreh se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në 30 vite pluralizëm, ndërkohë ai falenderoi Presidentin Ilir Meta që është shumë i ndjeshëm ndaj shkeljes së ligjeve.
Në fund Shehu garantoi se e gjithë opozita është me të dhe për ta dëshmuar këtë fakt tregoi në kamera se brenda zyrën së tij aktualisht ndodhej dhe zv/Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
“Ne jemi këtu në punën tonë. Çdo njeri tjetër që mendon ndryshe. Këtu janë të gjithë mbështetës të FRD-së, si dhe të gjithë aleatët e opozitës. Ja ku e keni një përfaqësues të opozitës (Vasilin),” u shpreh Sali Shehu .