Ta pranojmë, edhe në Shqipëri ka shumë njerëz, sidomos të rinj, që konsumojnë dr oga nga më të ndryshmet.
Një prej tyre është ka nabis sa tiva, e cila në zhargonin e përdoruesve njihet si “ba ri”. Kjo është një dro gë që kryesisht përdoret përmes ty mosjes me cigare.
Për përdorimin e ka nabisit janë duke u kryer studime të shumta për të kuptuar se çfarë efektesh ka.
Një studim i dalë kohët e fundit sugjeron se konsumimi i ka nabisit përshpejton procesin e plakjes së trurit në mënyrë të parakohshme.
Studimi u bë nga ana e kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco në SHBA.
Studimi u krye me 31 mijë e 227 persona të cilët pranuan tu skanohej truri. Mes vullnetarëve kishte përdorues kan abisi, por edhe njerëz që përballen me dukuri si gjendja e ankthit, konsumi i bollshëm i alko olit, por edhe gjendja mendore e njeriut.
Shkencëtarët analizuan mikrokapilarët e gjakut që shihen si përgjegjës për plakjes e njeriut dhe proceseve të tij jetësore. Analiza erdhi pasi truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.
Të 31.227 vullnetarëve iu bënë analiza tomografike dhe skanim Spect. Me anë të këtyre, u përcaktua mosha e proceseve jetësore me moshën reale të çdo individi.
Nga kjo doli se pl akja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe tek ata që konsumonin ka nabis, diferenca ishte 2.8 vjet pl akje e parakohshme.