[sgmb id=”1″]
Deputeti i PD Flamur Noka ka bërë një gjest të çuditshëm këto momente në Kuvend fill pas votimit kundër arrestimit të Saimir Tahirit.
Noka mori pankartën ku shkruhej “Qeveri e drogës” dhe ia vuri Ramës në tryezë ndërsa ky i fundit kishte dalë nga salla.
Menjëherë ndërhyri një punonjës i sigurimit duke larguar pankartën ndërsa në këto momente është rishfaqur edhe Rama duke u ulur qetësisht në karrigen e tij.