“Lumi ‘më i egër’ në Evropë”, Leonardo
Aktori i famshëm Hollivudian, Leonardo Di Caprio i është bashkuar fushatës dhe apelit për mbrojtjen e lumit Vjosa në Shqipëri.
Në faqen e tij në facebook, Di Caprio ka postuar filmin e lumit Vjosa ku i ka ftuar qytetarët që të firmosin peticionin për mbrojtjen e lumit, nga ndërhyrjet e qeverisë, si dhe ndertimi i hidrocentraleve.
Postimi i plotë:
Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh dhe ‘më i egër’ në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si dhe digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara.
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.
Qëndroni me ta. Shikoni dhe ndani filmin e ri Vjosa Forever dhe nënshkruani peticionin: