Partia Socialdemokrate, me kryetar Tom Doshin ka reaguar lidhur me kërkesën e Partisë Demokratike që Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, kërkesë që pasoi atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që e cilësojnë të korr uptuar eksponencial dhe i kanë ndaluar hyrjen në SHBA.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se jo vetëm Tom Doshi, por të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie janë konform ligjit shqiptar për të kandiduar.
“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga fr ika e h umbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do të jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh dhe respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare”, thuhet në deklaratë duke nënkuptuar shpërfilljes e thirrjes së ambasadores amerikane Juri Kim. /noa.al/