Muajit e fundit shumë persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore, dhe në shumicën e rasteve shkaku lidhet me pakujdesinë e shoferëve.
Këta të fundit vijojnë që të jenë neglizhentë gjatë drejtimit të mjetit, duke mos respektuar sinjalistikën, përdorin telefonin, apo edhe konsumojnë alkool.
Në 72 orët e fundit janë arr estuar 7 drejtues mjetesh, 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të d ehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë pezulluar 150 leje drejtimi, 35 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara, 72 për shkelje të orës po licore, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 16 për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.
Poashtu, janë proceduar administrativisht 38 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara;
Janë proceduar administrativisht 235 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë proceduar administrativisht 163 drejtues mjetesh, për parakalim të gabuar;
26 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht, për mospërdorim të rripit të sigurisë gjatë drejtimit të mjeteve. /noa.al/