Loading...

Ish-deputeti tregon arsyen pse nuk kandidoi në listat e PS

Mes dhjetëra ish-deputëteve të mbetur jashtë listës së kandidatëve të Partisë Demokratike për t’u zgjedhur në 25 prill, është edhe Genc Pollo.

Mungesa e emrit të tij në listën e nënshkruar nga kryetari Lulzim Basha nuk ka kaluar pa u vënë re.

Megjithatë, një nga “pionerët” e Partisë Demokratike që në fillimet e saj në vitet ’90, është tërhequr me stil dhe me sa duket pa polemika.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Pollo thotë se ka vendosur vetë të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Të dashur miq! Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD dhe aleatët të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm. GP”, – shkruan ish-deputeti demokrat. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com