Loading...

Tahiri sfidon Prokurorinë më një tjetër dokument

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme Saimir Tahiri doli në një deklaratë për mediat për të hedhur poshtë sërish akuzat e rënda për të cilat akuzohet.

Gjatë daljes për shtyp Tahiri bëri publike për mediat një dokument nga Prokuria e Katanias ku citohet se ish-ministri s’është proceduar dhe hetuar për asnjë vepër penale.

Por jo vetëm kaq, Tahiri i bëri thirrje Prokurorisë ta hetojë duke deklaruar se nëpërmjet avokatit të tij, ai i ka dorëzuar atyre një dokument ku kërkohet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Gjithashtu, i kam kërkuar sot prokurorise së krimeve të rënda të zhvillojë intensivisht e pa ndërprerje hetimin tim. Rruga jonë për tek e vërteta, nuk mund të jetë as me pushime në mes, as me terezi se kohën para e kemi”- tha Tahiri.

Dokumentat mund t’i shikoni duke shfletuar galerinë më sipër.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com